Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Paçramit’.

Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Fillimisht është përplasur me një shtyllë elektrike ndërsa më pas ka rënë në kanal.

Sipasojë e aksidentit është plagosur shoferja. Kalimtarë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar për në spital. Më pas ka mbërritur edhe policia e cila ka kryer veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.