Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sepse tentoi të vriste të atin, pasi ky i fundit e kapi duke vjedhur.

Blute e Beratit kanë njoftuar se 20-vjeçari është arrestuar pasi ditën e djeshme tentoi të therte me thikë babain e tij, pas një sherri mes të dyve, pasi i ati kishte zbuluar se 20-vjeçari kishte vjedhur disa sende nga banesa për t’i shitur me qëllim sigurimin e parave.

Në konflikt e sipër i riu ka marrë thikën dhe ka tentuar të godasë babanë e tij, por pa sukses falë reagimit të të atit.

Rezulton se në emër të të riut ishin regjistruar të paktën pesë raste vjedhjesh të ndryshme në qytet, përfshi banesa dhe automjete.

Policia bën me dije:

Nga Seksioni për Krimet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë.

Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbullura, rezultoi se autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve është shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, i ndaluar ditën e djeshme, pasi kishte tentuar të godiste me mjet të mrehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.

Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kyer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.