BERAT- Sokol Bode, ish-drejtori i Policsë së Dhërmiut, i dënuar me 12 vite burg për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar këtë mbrëmje në Berat. Mësohet se Bode është vënë në pranga dhe po sillet në Tiranë. Ai është shpallur fajtor për ‘shpërdorim detyre’ dhe është akuzuar për lidhje me grupin e Habiljave. Konkretisht ai akuzohet se ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga banda e Habilajve.
Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg. Ai u dënua në mungesë në prill të këtij viti. Bode dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjergj Kohilën, një tjetër zyrtar policor që u dënua me 12 vite burg për bashkëpounim me Habilajt. Kohila u vetëdorëzua në dhjetor të vitit të kjaluar dhe GJKKO vulosi dënimin e tij. Kohila do të qëndrojë vetëm 8 vite në qeli pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.
Prokuoria lëshoi urdhër-arrest kombëtar për Boden dhe Kohilën në vitin 2017.




