Një i burgosur do të vendoset në regjimin posaçëm të izolimit “41BIS”, me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Bëhet fjalë për Nikolin Topallin, i cili në vitin 2001 vrau një person dhe plagosi një tjetër.

I dënuar për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”, Nikolin Topalli, për motive pronësie qëlloi për vdekje Çesk Ndrekën si dhe plagosi me armë zjarri vëllain e viktimës.

Arsyet që kanë çuar në vendimin për izolimin e tij, nuk bëhen të ditura.