“Rusisë ia kam shlyer të gjitha detyrimet”, reagon Valiev pas skandalit në ceremoni
Sllovaki, 11 prill 2025 – Pas incidentit të shëmtuar gjatë ceremonisë së medaljeve në Kampionatin Europian të Mundjes, Chermen Valiev ka reaguar, duke shpjeguar se gjithçka që ka bërë për të garuar për Shqipërinë ka qenë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të transferimit.
Valiev, që fitoi medaljen e artë për Shqipërinë në këtë kampionat, ka përjetuar një moment tensioni gjatë ceremonisë kur presidenti i Federatës Ruse, Mikhail Mamiashvili, e quajti atë tradhtar dhe me vrazhdësi i vendosi medaljen në qafë. Incidenti ka ndodhur pas fitores së Valievit ndaj sportistit rus, Zaurbek Sidakov, në finalen e peshave 74 kg për stilin e lirë.
Në një prononcim për “Match TV”, Valiev shpjegoi se ishte i hutuar nga komentet e Mamiashvili dhe u afrua për të sqaruar, por u ndal nga organizatorët. “Mikhail Mamiashvili më quajti tradhtar të atdheut. Isha i hutuar… Unë iu afrova atij, por organizatorët më morën”, tha Valiev.
Valiev ka theksuar se transferimi i tij për të garuar për Shqipërinë ka ndodhur në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke paguar tarifën e nevojshme për Federatën Ndërkombëtare të Mundjes dhe Federatën Ruse. “Kam paguar një tarifë prej 5 mijë eurosh për federatën ndërkombëtare dhe 5 mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes”, ka deklaruar ai.
Incidenti ka tronditur komunitetin e mundjes, por Valiev vazhdon të mbetet një hero për Shqipërinë, pasi fitoi medaljen e parë olimpike në histori për vendin dhe tashmë është shpallur kampion i Europës.
“I have fulfilled all obligations to Russia,” Valiev responds after ceremony scandal
Slovakia, April 11, 2025 – After the disgraceful incident during the medal ceremony at the European Wrestling Championship, Chermen Valiev has responded, explaining that everything he did to compete for Albania was in line with international transfer rules.
Valiev, who won the gold medal for Albania at this championship, faced a tense moment during the ceremony when Russian Wrestling Federation President Mikhail Mamiashvili called him a traitor and roughly placed the medal around his neck. The incident occurred after Valiev defeated Russian athlete Zaurbek Sidakov in the 74kg freestyle final.
In a statement to “Match TV,” Valiev explained that he was confused by Mamiashvili’s comments and approached him to clarify, but was stopped by the organizers. “Mikhail Mamiashvili called me a traitor to my homeland. I was confused… I approached him, but the organizers stopped me,” Valiev said.
Valiev emphasized that his transfer to compete for Albania followed all international regulations, and he paid the required fees to both the International Wrestling Federation and the Russian Wrestling Federation. “I paid a fee of 5,000 euros to the international federation and 5,000 euros to the Russian Wrestling Federation,” he declared.
The incident has shocked the wrestling community, but Valiev continues to be a hero for Albania, having won the country’s first-ever Olympic medal and now being crowned European Champion.