Policia ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar nga Korça pasi po kontrabandonte bagëti nga Greqia. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale I.B Pasi u kap në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Policia po punon për për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Nga ana e Policisë po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here