Shtatë emigrantë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një veturë me targa serbe me të cilën po udhëtonin u përplas me një shtëpi në Hungari.

Aksidenti ndodhi më 13 dhjetor, pasi shoferi refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia.

Ai konstatoi që policia është duke kontrolluar veturat në fshatin Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmang patrullën, njoftoi policia.

Vetura në të cilën ndodheshin 10 persona, u nis në drejtim të qytetit Segedin dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe, goditi shtëpinë dhe u rrotullua.

Policia njoftoi se drejtuesi i mjetit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në aksident, u arrestua dhe ndaj tij do të fillojnë procedurat penale.

Ai pritet të akuzohet për tregti me qenie njerëzore dhe shkaktim të aksidentit me fatalitet.

Aksidenti ndodhi afër kufirit të shtetit anëtar të Bashkimit Evropian, Hungarisë me Serbinë, e cila nuk është pjesë e bllokut.

Në vitin 2015, në kulmin e krizës me refugjatë, qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndërtoi një rrethojë të lartë, kur mijëra njerëz kalonin pikën kufitare nga Serbia drejt Hungarisë.

Javën e shkuar, 2,419 migrantë u ndaluan në kufijtë hungarez, tregojnë të dhënat e policisë.