Sipas MeteoAlb: Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tone mot te kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku temperatura ekstremisht të larta priten ne Italinë Jugore si edhe rajonin e Ballkanit ndersa Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore do të përjetojnë rrebeshe shiu, breshër si edhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë në rajonin e Balltikut.

Republika e Kosovës

Republika e Kosovës; deri në mesditë paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë POR orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në veri të kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet nën dominimim e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ndersa pasditja do të sjellë vranësira të shpeshta Ku më të theksuara do të jënë në zonat kufitare me shqipërinë duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu. Orët e mbrëmjes do të sjellin sërish përmirësim të kushteve atmosferik duke ri-sjellë motin e kthjellët në MV.