ERSEKË- I nxehti afrikan duket se ka nisur të largohet nga vendi, pasi Erseka dhe rrethinat e saj pak më herët janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit. Konkretisht zonat që janë prekur më shumë nga breshëri janë rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë, Starje dhe Prodan.

Sipas banorëve të zonave reshjet nuk zgjatën deri në 20 minuta, por shprehen gjithashtu se breshëri mund të ketë shkaktuar dëme në pemët frutore. Grupet e punës do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet.