Policia e Korçës ka arrestuar një 21 vjeçar, pasi ka kanosur me automatik dy vajza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare”, njofton policia.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.