VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një 22-vjeçar me motor ka përplasur një vajzë të mitur. 11-vjeçarja është dërguar në spital së bashku me drejtuesin e motorit, për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.