Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim autorin e të shtënave me armë që u shënuan mesditën e djeshme në zonën e Babrrusë. Ndërkohë që ka vënë në pranga një 21-vjeçar që ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja.

Është shpallur në kërkim shtetasi Benard Hoxha pasi, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Steaj pasi ka ndihmuar autorin të largohet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.