Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili ka qenë në automjetin e tij me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin e saj.

Policia njofton se viktima ka deklaruar se me të dyshuarin ka pasur marrëdhënie seksuale, me dëshirë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë.