Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me dhunë në ambientet e godinës së Kryeministrisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, por u bë publike nga policia gjatë ditës së sotme.

I riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben ted dera e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda ambienteve të saj për arsye ende të paqarta.

Pas kësaj, kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë të Gardës duke bërë ndalimin e tij deri në ardhjen e policisë, e cila e ka shoqëruar në komisariat.

Në komunikimin zyrtar policia njofton se u bë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”.