FRANCË – Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Greqia, është arrestuar nga Policia në Francë. Bëhet fjalë për shtetasin Dritan Reka, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Reka ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Konstantino Fotopoulo, 34 vjec, qitës profesionist i Marinës Ushtarake greke, në 10 shtator të vitit 2023.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rreth orës 04.53 të mëngjesit jashtë një lokali nate “Mylos Club” në Petroupoli të Athinës, ku Reka ka qëlluar drejt Fotopoulos me armë, duke e lënë kështu të plagosur në këmbë, dhe më pas është arratisur. Siç informojnë burime zyrtare të policisë greke, Reka rezulton me precedentë penalë në Greqi për çështje droge dhe armëmbajtje pa leje





