Diklen Vata është një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë Krujë.

Mësohet se 30-vjeçari Vata është një person i skeduar nga policia, me precedent penal, pasi në 2017 policia i ka gjetur disa doza kokainë të fshehura në çelësin e makinës

Ai fillimisht i mbijetoi atentatit, ndërsa më pas makina që sulmoi është kthyer kur pa se ai ishte gjallë dhe doli nga makina dhe e qëlluan sërish për vdekje.

Ndërkohë identifikimi i dy viktimave të tjera do të jetë më i vështirë, pasi trupat e tyre janë djegur pasi makina shpërtheu në flakë. Në vendngjarje u gjetën 50 gëzhoja kallashnikovi.