SARANDË- Hoteli i Mariel Muratit, ish-drejtorit të Aluiznit në Sarandë ka qenë për herë të dytë shënjestër e një sulmi në tritol. Mbrëmjen e sotme shpërtheu një sasi eksplozivi në hyrje të garazhit të hotelit, si pasojë e të cilës u shkaktuan dëme të vogal material. Por, ky episod është përsëritur edhe një vit më parë.
Në shkurt të vitit 2021, vetëm pak ditë pasi ishte inaguruar, në hyrje të hotelit të Muratit shpërtheu një sasi tritoli. Në atë kohë, lënda plasëse u vendos në tarracën e hotelit duke u lidhur me linjën e energjisë elektrike. Në momentin që roja ndezi dritën, shpërtheu, por njesoj si sonte, nuk pati persona të lënduar. Nuk dihet nëse sulmet e njëpasnjëshme kanë të bëjnë me detyrën që ka pasur Murati apo me ndonjë konflikt personal.