Krimet në vendin tonë duket se janë një zinxhir hakmarrjesh dhe ngjarjesh shkak pasojë, që vetëm pas atentatit të radhës, vënë në lëvizje policinë për ndjekjen e autorëve.

Ky është dhe rasti i atentatit të sotëm që ndodhi në Lezhë ku u vra me armë zjarri biznesmeni Rakip Roli, ndërkohë që u identifikuan dhe autorët e dyshuar, Skënder Likaj dhe djali i tij.

Skënder Likaj nuk është një emër i panjohur, pasi ka lidhje me persona të tjerë të përfshirë në krime në zonën e Laçit. Likaj,është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët.

Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likës, që mbeti po ashtu i plagosur në Mamurras.

Pas vrasjes së dy biznesmenëve, Skënder Likës iu vendosën 8 plumba në banesë për ta kërcënuar.

Ishte Lika që i pikasi plumbat në derën e shtëpisë, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici.

Ngjarja e sotme dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve që kanë pasur djemtë e Rakip Rolit me pjestarë të fisit Likaj.