Erjon Xhenjo raportohet se është i riu që ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës. Ai është identifikuar nga një nga familjarët e tij, i cili është nxjerr jashtë lokalit nga efektivët e Policisë, në gjendje të rëndë emocionale.
Autorët janë të paidentifikuar dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy dhe janë afruar pranë lokalit ku ndodhi ngjarja me motor. Atentati vjen vetëm pak minuta pasi ka përfunduar ndeshja Vllaznia-Kastrioti në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.
https://youtu.be/VBPuD8h4SeQ




