Vazhdojnë debate të ashpra mes Arjolës dhe Donaldit.
Veshaj është shprehur se e respekton Arjolën për moshën e për faktin se është nënë, mirëpo ajo nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. Sipas Donaldit, aktores së njohur nuk i kanë aspak hije fjalët dhe epitetet që përdor.
“Asaj (Arjolës) nuk arrita t’i thoja asgjë. Po të vesh epitete ti grua të thuash “Ik pirdhu”? Kush je ti? Ça je ti? Ça gruaje je ti? Të ka hije? Ti njeriu që do të japësh mesazhe? Të ka hije? Po të thuash “miush, miush”? Po të them unë një super epitet që e kam në mendje për ty? Unë se bëj veten. Unë respektoj moshën, respektoj pozicionin, respektoj faktin që je nënë, që po të shikojnë fëmijët e tu. Po ti nuk logjikon për mua, pse duhet të logjikoj unë për ty?”, është shprehur ai.