TIRANË- Reperi Noizy është duke zhvilluar koncertin e planifikuar në Tiranë. Sheshi është i mbushur plot. Por në një moment aktiviteti është ndërprerë. Shkak për këtë gjë është është bërë shkëputja e energjisë elektrike që ka sjellë ndërprerjen e muzikës dhe të performancës së këngëtarëve të ftuar.

Në një video të publikuar në rrjete turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Lidhur me këtë incident ka reaguar OSSHE:

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.

Ky është projekti më i madh që Noizy ka organizuar ndonjëherë. Ai ka ftuar rreth 40 artistë vendas e të huaj në koncertin që po e mban në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Në skenë pritet të ngjitet edhe Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë si Stresi. Noizy dhe Stresi kanë lënë pas çdo gjë dhe tashmë janë miq. Mjaft reper dhe këngëtarë të njohur pritet të ngjiten në skenë.