Inteligjenca artificiale është duke ecur me hapa gjigantë në vitet e fundit, e revolucioni më i fundit vjen nga një prej kompanive lidere në këtë fushë, OpenAI.

“Sora” quhet produkti më i ri, që është i aftë të krijojë tashmë jo vetëm fotografi sipas komandave që i jep përdoruesi, por filma të tërë dhe tepër realistik.

“Ju prezantojmë Sora, modelin tonë tekst-në-video.

Sora mund të krijojë video deri në 60 sekonda me skena shumë të detajuara, lëvizje komplekse të kamerës dhe karaktere të shumta me emocione të gjalla”, shkruan OpenAi.

Për videon e Tokios, që duket në fakt sikur është realizuar nga njeriu, inteligjencës artificiale i është kërkuar ta gjenerojë në bazë të tekstit të mëposhtëm

Kërkesa: Qyteti i bukur dhe me dëborë Tokio është plot gjallëri. Kamera lëviz nëpër rrugën e zhurmshme të qytetit, duke ndjekur disa njerëz që shijojnë motin e bukur me borë dhe bëjnë pazar në tezgat aty pranë. Petalet e mrekullueshme të sakurës po fluturojnë nëpër erë së bashku me fijet e borës”.

Kjo do të thotë shumë! Një shembull është se kompani të vogla që nuk kanë mundësi të mëdha financiare për realizimin e reklamave për shembull, mund t’i kërkojnë inteligjencës artificiale ta bëjë një “spot” të tillë.

Ja disa shembuj nga OpenAi (Videot më poshtë janë gjenerim i inteligjencës artificiale dhe njerëzit nuk janë të vërtetë):