Ish-drejtoresha vdiq në zyrë, ministri i Kulturës tregon pse ndodhej në ministri
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka treguar se Berisha frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës.
“Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operës, po e bënte regjinë e koncertit. Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes”, ka shkruar ai.