Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi mbrëmjen e djeshme, ku një ish-efektiv policie vrau gruan dhe djalin, e më pas ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Paloshi të Podgoricës, ku ish-efektivi, tashmë në pension, i mori jetën bashkëshortes dhe të birit gjysmë ore pas mesnate, duke i qëlluar me armë. Pas kësaj, ai kreu dhe vetëvrasje. Arma e krimit raportohet se ishte me leje, teksa në shtëpi u gjetën dhe dy pistoleta të tjera, të cilat nuk dihet ende nëse kishin leje apo jo.

Dyshohet se shkak për krimin e rëndë është bërë gjendja e rënduar psikologjike e autorit.

“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, njofton Drejtoria e Policisë.