Pas lajmit të dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.
Në një mesazh në Facebook, Gjika shkruan se priste që Tahiri të shpallej i pafajshëm dhe t’a takonte nga pranë.
Por, edhe pse ky i fundit duhet të vuajë dënimin në burg, ish-kryetari i bashkisë së Vlorës premton se do t’a presë sërish Tahirin për t’a takuar.
Ai e inkurajon të mësohet me sprovën e radhës.
POSTIMI I SHPëTIM GJIKëS:
I dashur Saimir!
Edhe pse sot,duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!
Ti je i fortë!
Sprovat të bëjnë edhe më të fortë!
Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!