Policia e Elbasanit ka arerstuar shtetasin në kërkim Albert Alterziu, banues në lagjen Shënkoll Elbasan, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Më datë 15.04.2022 ora 21:00, u ndalua shtetasi në kërkim Albert Alterziu, banues në lagjen Shënkoll Elbasan, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin Nr.324 datë 06.05.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan”, njofton policia.