Reperi ka kërkuar falje publikut dhe të gjithë clubeve ku ai ishte i ftuar.

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj ka reaguar sërisht përmes një statusi në Instastory ku shkruan se do anulloj të gjitha koncertet e tij. Si duket Stresi pas vrasjes së mikut të tij Brilant Martinaj ditë e djeshme ka vendosur të njoftoj të gjithë fansat e tij se nuk do mbaj asnjë koncertë pasi ka nevojë për qetësi. Reperi ka kërkuar falje publikut dhe të gjithë clubeve ku ai ishte i ftuar.

I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithve clubeve ku do performoja por anulloj çdo aktivitet timin, kam nevoj për qetësi.-ka shkruar Stresi.

Iu vra shoku dje, Streri anullon koncertet: I kërkoj ndjesë publikut,

Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët, të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.