Qeveria ka shtyrë afatin e bonove të privatizimit deri në vitin 2023. Bonot mund të përdoren për legalizimin e ndërtimeve dhe blerjen e objekteve shtetërore deri në vitin 2023. Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin, duke argumentuar se është nismë e Avokatit të Shtetit.

Një tjetër formë që mund të paguhet detyrimi përmes bonove është dhe prej ish-pronarëve.

Këta të fundit kanë të drejtë të parablejnë një objekt të ndërtuar mbi tokën e tyre, përpara se qeveria ti hedhë në ankand.

Në relacionin që shoqëron draftin e dorëzuar në Kuvend në datën 30 dhjetor theksohet se nisma ka ardhur nga Avokatura e Shtetit ku së pari renditet zgjidhja e rasteve kur shteti shqiptar ka detyrim kthimin e bonove të privatizimit në zbatimin të vendimeve të gjykatave.

Aktualisht në tregun e lirë bonot e privatizimit tregtohen me 6 deri në 10 për qind të vlerës së tyre, kjo në varësi të kërkesa për legalizimin e ndërtimeve informale apo ankandeve të publikuara rej qeverisë.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji janë përcaktuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.