Tiranë- Deputetja e PD, Grida Duma, jep dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Grida Duma:

‘Ajo që keni bërë në oborret e Partisë Demokratike, kam pasur rastin që herë pas here keni bërë më shumë se ne. Pak çaste më parë kam dorëzuar mandatin e deputetes. Kam arritur në vendimin e duhur. Mund edhe të rrija e të vegjetoja, por këtë nuk e bëj dot. Për shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam shmangur kurrë betejës, para jush kam qenë edhe për betejat e të tjerëve. E vërta është se nuk jam larguar nga politika edhe kur më është prekur e paprekshmja. Pikërisht sepse nuk kanë gjetur asgjë tek unë, jam sulmuar nga hienat që kanë tentuar të më brejnë personalisht. Ndoshta e kam ditur që do ta kem këtë kosto. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit. Ky ndoshta do të jetë pengu i jetës time. Godtija që bënte politika për mua poshtë brezit, godiste çdo ditë e më tepër tim bir. Do ti shfaqen shumë gogësima edhe atij, fytyra me shumë fytyra që duket sikur buzëqeshin, por janë zgërdhirje. Skërtalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me kolegët e mi, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve e tek të tjera, e goditën fort PD-në. Atëherë u quajt lualitet….

Vijon…