Jep dorëheqjen Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramoz Sako.
Mësohet se Sako i ka dorëzuar të premten dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Gramoz Sakos, i cili e ka marrë detyrën në vitin 2013. Ndërkohë që pritet që vendin e tij ta zërë Haki Çako.
Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur një reformim të thelluar të Gardës.
Gjatw dorëzimit të formuëarëve për aplikacionin “SKY ECC” një efektiv i Gardës është përjashtuar pasi ka firnosur që kishte përdorur këtë aplikacion. “Nuk e dija që është e ndaluar”, është shprehur efektivi i Gardës.




