Sipas Presidentit të FSHF, shpërthimi ishte i fuqishëm por nuk pati lëndime në njerëz.

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës në Durrës nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale dhe në deklaratën e parë pas ngjarjes, Presidenti i FSHF-së tha për mediat se shpreson që policia ta zbardhë ngjarjen shpejt.

“Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, deklaroi ai.