-Çifti Hoxhaj është lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Shkodrës. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për çiftin Hoxhaj nga Vlora pasi tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër, më 27 Janar.
Anisa Hoxhaj dhe Arben Hoxhaj ranë në prangat e policisë dy ditë më parë pasi tentuan të grabisin një argjendari në lagjen e njohur si “Dollari” në Shkodër. Çifti u kanë hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre. Pamjet kur çifti futet në argjendari dhe tenton që të grabisë biznesin, u shpërndanë menjëherë në rrjet.
Me sinjalizimin e policisë, forcat e rendit reaguan në kohë duke arrestuar burrin dhe gruan që tashmë do duhet të vuajnë pasojat.