Shqiptarët kanë afirmuar intelegjencën e tyre të lartë në çdo cep të botës. Ata janë sot pjesë e kompanive, trusteve dhe korporatave më të famshme.
E tillë është dhe shqiptarja nga Kosova Plarenta Deshishku, pjesë e departamentit të “Global Operations” në “Facebook”. Ajo është një profesioniste, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.
E diplomuar për Administrim Biznesi dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School” dhe studimet pasuniversitare të ndjekura në “Trinity College Dublin”, Deshishku ka një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.
E reja shqiptare që prej muajit Korrik 2021 është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.