SHQIPËRI- VIP-at apo influencerët shqiptarë në rrjete sociale, marrin shuma të majme parash edhe nga reklamat. Eksperti Said Duleviç për emisionin “Good Morning Albanians”, tha se këto pagesa variojnë nga rëndësia e personazhit që i reklamon dhe nga numri i ndjekësve që ai ka.

“Kryesisht janë personazhet që kanë marrë shumë famë. Luizi i cili arriti të ketë një lloj audience shumë të lartë kap vlera më të mëdha. Ai ka bërë shumë pak reklama, kjo do të thotë se ato pak reklama që janë bërë janë bërë me shifra goxha të larta, pra kur ti bëhesh identitet i një brand-i shifrat mund të variojnë nga 20 mijë euro e sipër. Kjo shifër është me meritë deri diku. Postimet të vipa-ve variojnë nga 3000 euro në 5000 euro nga personazhe që kanë pasur mbi 150 mijë ndjekës”, tha Said Duleviç.