Një kamarier shqiptar u cilësua si ‘hero’ pasi shpëtoi nga mbytja një turiste që po jepte shpirt për shkak të ushqimit.
Shqiptari Endri Demaj ishte kamarier në këtë restorant. Patricia Neto, 73-vjeçe po konsumonte ushqim kur u mbyt nga një thelë mishi.
Vetë e moshuara, Patricia ka rrëfyer për mediat se nuk mund të merrte frymë e se ishte e sigurt se do të vdiste.
Miqtë e saj thirrën për ndihmë kamarierin dhe Endri u përgjigj shpejt, duke ia hequr nga fyti.
Pasi ia doli, njerëzit që ishin të pranishëm në restorant filluan të duartrokasin.