Një person me motorr, me skafandër në kokë, dyshohet se është autori i vrasjes së 57 vjecarit Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se drejtuesi i motorcikletës ka mbërritur me motorr pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjecarit dhe më pas ëeshtë larguar me shpejtësi.

Për shkak të skafandës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka çeduar duke hequr skafandën ç’ka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Ngelet ende enigmë nësë 57 vjecari është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.