Një aksident i rënë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë.

Sipas njoftimit të policisë shoferi i një kamioni tip “Volvo” ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:
Lushnjë, Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.