DURRËS- Mësohen detajet e para të operacionit antidrogë në portin e Durrësit.

53 pako me kokainë janë gjetur brenda anijes me qymyr që vinte nga Kolumbia. Sasia ishte sistemuar brenda dy çantave.

Peshimi i sasisë ende vijon, ndërsa deri më tani besohet se bëhet fjalë për 50 kg.

Peshimi do të vijojë sërish në orën 10:00.

Çantat me kokainë ishin hedhur në mes të qymyrit.

Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit.

Priten informacione zyrtare rreth operacionit.