Kapet korani gjigant në liqenin e Ohrit.
Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujrat e liqenit.
Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari.
45 vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë. Edhe peshkatarët e tjerë nuk kanë kapur asnjëherë një peshk të tillë.
Restorantet e zonës e kanë blerë menjëherë peshkun i cili ekzaktësisht ka peshuar 13.10 kg.