KORÇË– Pas disa orësh arrati, është vënë në pranga 21-vjeçari Kristjan Medolli. I riu mbahej në dhomat e paraburgimit të Drenovës dhe mundi që të arratisej përmes përmes tuneleve të gjykatës së Korçës.

Ai do njihej me masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vjedhjes dhe ka qenë duke u shoqëruar për në makinën e policisë për t’u transportuar drejt dhomave të paraburgimit të Elbasanit. Në atë moment ai ka arritur të largohet me vrap duke dalë jashtë murit rrethues të gjykatës. I riu u kap mes të shkurreve në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit.