Vlorë- Kapet në Vlorë i kërkuar për trafik të narkotikëve dhe organizata kriminale.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Vlorës arrestoi me qëllim ekstradimi Antonio Xhaferri 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.
Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.