Enrico Bennato është autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Selavdi Shehaj, krim i ndodhur në një plazh në Itali në 20 shtator 2020.
Shqiptari Selavdi Shehaj 38 vjeç u qëllua për vdekje nga një “runner” , që paraditen e 20 shtatorit po shtirej sikur stëvitej buzë detit të plazhit të Torvajanikë.
Dëshmitarët kanë rrëfyer se një person me veshjen e një runneri (person qe vrapon e stërvitet në natyrë) me fytyrë të mbuluar në hundë e buzë, me syze e me pandanë në kokë, kishte qëndruar për minuta të tëra në vendin e ekzekutimit të shqiptarit e ishte zhdukur menjëherë pas ngjarjes.