TIRANË- Autobusin ‘Go Green’ nuk do ta shikojmë më mbi lumin Lana. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë urdhër që autobusi të hiqet. Në pamjet e ndara nga JOQ shihen vinçat pranë autobusit, që tani iu janë shkatërruar xhamat edhe dyert. Aksioni për heqjen e autobusit nisi mbrëmjen e kaluar.

Më 29 Maj, autobusi i linjës së ‘Go Green’ doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku ishte i madh. Autobusi qëndroi për gjatë gjithë kësaj kohe mbi Lanë, veprim ky që sipas Bashkisë do t’i shërbente për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve.