Divjakë- Një fermer bashkë me një numër të madh banorësh të zonës nga fshati Mizë në Divjakë përfunduan në spital me temperaturë të lartë dhe këputje në trup pas kontaktit me rosa të ngordhura.

Ngjarja ndodhi në fermën e një biznesmeni, i cili prej vitësh mbarështron rosa pranë një liqeni në fshat.

Biznesmeni konfirmon se brenda pak ditësh i ngordhën 4 200 rosa që kishte në fermë.