Këngëtari i njohur, Altin Shira, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për ngjarjen më të përfolur në Shqipëri së fundmi, dasma e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos “Big Brother VIP2”.
Shira ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi herë pas here e kërkonte Luizi.
Këndoi në dasmën e Luizit dhe Kiarës në BB VIP, Altin
Ndërkohë në lidhje me këtë dasmë, këngëtari i njohur u shpreh se edhe pse ishte në kuadër të lojës, ceremonia dukej sikur ishte e vërtetë.
Këndoi në dasmën e Luizit dhe Kiarës në BB VIP, Altin
“U dogj edhe shamia. Mua m’u duk tamam si dasmë. Ishte një moment që Luizi donte të digjte shaminë, prit thashë se do lajë shaminë Kiara dhe më pas ai e dogji”, tregon Shira.
I pyetur se sa lekë do i merrte Ejllit nëse ai dhe Tito do të bëjnë një dasmë jashtë “Big Brother VIP2”, këngëtari i njohur u shpreh:
“Asnjë lek. Për të dy, vetëm të martohen e të bëjnë një dasmë. Altinin aty e kanë”, tha ai.
