VLORË- Një 46-vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotmëe në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje. Mësohet se i arrestuari ka kanosur me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre në banesë në lagjen “15 Tetori”.

Policia e ka arrestuar 46-vjeçarin në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë. Policia ka sekuestruar arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.