Dhunonte dhe kërcënonte me vrasje ish-partneren, arerstohet i riu shqiptar në Itali

Karabinierët e Seksionit Operativ të Bërthamës Operacionale dhe Radiomobile të Kompanisë Cassino, së bashku me efektivët e stacioneve Picinisco dhe Vallerotonda, dërguan në qeli një 26-vjeçar shqiptar që dyshohet për dhunë në familje.

Mediat italiane shkruajnë se i riu kishte një sjellje të dhunshme prej shumë kohësh ndaj ndaj ish-partneres së tij, 27-vjeçare italiane. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e dhunonte, kërcënonte, madje i kishte thënë se do ta vriste gruan.

“Do të kthehem dhe do të të vmbys me këto duar”.- i është drejtuar shqiptari vajzës italiane.

Pas denoncimit, policia iu vu në ndjekje shqiptarit. Ai u gjet nga karabinierët në shtëpinë e një vajze 21-vjeçare, me të cilën kishte krijuar një lidhje të re romantike. Karabinierët i gjetën edhe hashash dhe marihuanë me vete. Ai do përballet për veprat penale të dhunënës në familje dhe kërcënimit me jetën.