Në foto shihni Elton Metaj dhe në krah Sabrina Bengu gruaja e ekzekutuar prej tij.
Ai është autori i vrasjes së ndodhur në Zhupan të Fierit mbrëmjen e djeshme. Ai ekzekutoi me armë zjarri automatik ish-bashkëshorten e tij Sabrina Benga, e cila prej një viti jetonte tek prindërit e saj. Metaj ishte person me precedentë penalë, pasi ishte burgosur për disa akuza: “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Sipas burimeve, Metaj kishte pak kohë që ishte kishte dalë nga burgu pasi kishte marrë peng familjen e ish-gruas më 20 shtator 2020, por ishte lënë i lirë si pasojë e çrregullimeve mendore të treguara. Për më shumë se 5 orë, ai u kishte mphuar lirinë asaj dhe familjarëve të saj në shtëpinë e ish-vjehrrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here