DURRËS- Hiqej si pronar plazhi, i sekuestrohen shezlonge-t. Policia informon se si rezultat i kontrolleve, u konstatua dhe u bë lirimi i hapësirës publike, në bregdet, në lagjen nr. 13, duke hequr 20 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.
Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për Ll. M., 54 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës,” njoftoi policia.





