Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë para pak çastesh ku një shqiptare ka qëlluar disa herë me armë bashkëjetuesin e saj, okulistin e njohur grek George Neos në sy të vajzës së mitur. Sipas mediave greke, Klodiana Çela dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe vajza 13-vjeçe, që e ka rritur burri me bashkëshorten e tij, pasi fitoi gjyqin për kujdestarinë.Artistja shqiptare e cila ishte violonçeliste dhe mjeku okulist kishin shpeshherë konflikte dhe debate për vajzën 13-vjeçare, pasi shqiptarja nuk ishte dakord që kujdestaria t’i takonte mjekut grek. Klondiana ishte ndaluar nga mjeku për të parë vajzën dhe në janar 2016 humbi çdo kontakt me të. Në një intervistë për gazetën Espresso në atë kohë, ajo tha :


Ata krijuan një lojë të tërë, madje paguanin avokatët që kisha marrë për t’i vendosur kundër meje dhe sot e kësaj dite më kërcënojnë ose nëpërmjet të tretëve ose vetë. Jeta ime është ndalur që kur më kanë marrë fëmijën. Ajo në këtë intervistë shpjegoi se vajza e vogël ishte fryt i lidhjes jashtëmartesore me mjekun, i cili ishte dhe është ende i martuar. Vajza ka lindur në vitin 2009 dhe është rritur me shqiptaren në shtatë vitet e para të jetës së saj. Sipas Klodianës mjeku nuk pranoi ta njihte si vajzën e tij, pasi dyshonte në atësinë e saj, megjithatë testi i ADN-së konfirmoi se ishte babai i saj biologjik. Që atëherë ai filloi të takohej me vajzën e mitur, ndërsa në fillim të vitit 2016 arriti të merrte kujdestarinë e fëmijës.Ajo kishte ngritur disa padi kundër babait të fëmijës së saj:

Më ka shpifur në çdo mënyrë dhe me çdo mjet duke më çmendur. Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje. Fëmija aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e tij. Jam tharë pa fëmijën tim.